Kjo fushatë është pjesë e nismës për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar (WeBER2.0).

Nisma, me kohëzgjatje nga dhjetori 2019 deri në dhjetor 2022, zbatohet nga Qendra për Politikë Evropiane, në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti Think for Europe (TEN) dhe me mbështetjen e Qendrës së Politikave Evropiane (European Policy Centre – EPC) me bazë në Bruksel. Nisma synon forcimin e demokracisë pjesëmarrëse përmes përfshirjes më të madhe të shoqërisë civile në zhvillimin e politikave dhe zbatimin e reformave të administratës publike (RAP) në Ballkanin Perëndimor.

Projekti po zbatohet me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe bazohet në WeBER-in e parë, i cili u zbatua nga dhjetori 2015 deri në dhjetor 2018. Qëllimi i projektit është të forcojë pozicionin e organizatave të shoqërisë civile në krijimin e politikave publike në nivel kombëtar dhe rajonal dhe të përmirësojë rolin e tyre mbikëqyrës dhe këshillues. Duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile për të marrë pjesë në një dialog konstruktiv kushtuar reformave, projekti WeBER 2.0 do të kontribuojë në rajon në procesin e antarësimit në Bashkimin Evropian. Mbulimi cilësor mediatik i reformës së administratës publike bazuar në argumente dhe prova luan një rol po aq të rëndësishëm në këtë proces. Prandaj, grupet më të rëndësishme të synuara të projektit janë: organizatat e shoqërisë civile, organet përgjegjëse për reformën e administratës publike, qytetarët dhe mediat. Rezultati i pritur i projektit është fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile në procesin e zhvillimit dhe zbatimit të politikave të lidhura me reformën e administratës publike, që do të forcojë pozicionin e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mësoni më shumë rreth projektit duke klikuar këtu!

Kontakti për Shqipërinë:

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim
Rr. “Shenasi Dishnica”, Nd. 35, H.1, 1017, P.O. Box 8177, Tiranë
+355 4 240 0241

Dior Angjeli, asistent hulumtues (dangjeli@idmalbania.org)
Iliada Korçari, koordinatore (ikorcari@idmalbania.org)
Alban Dafa, hulumtues (adafa@idmalbania.org)