NDAJE PËRVOJËN TËNDE!

Një nga mangësitë e administratës sonë publike është të mos paturit mundësi për të dhënë komente mbi cilësinë e shërbimit të marrë. Shpesh nuk e kemi një hapësirë në faqet e institucioneve ku të themi se çfarë mendojmë për shërbimet e tij; se çfarë problemesh ndeshim apo çfarë lëvdatash kemi për institucionin dhe shërbimet e tij; nëse jemi të kënaqur apo jo nga shërbimi i marrë.

Për këtë arsye ndërtuam këtë hapësirë për ju. Këtu mund të na dërgoni përvojën tuaj gjatë ndërveprimit me administratën publike, të cilën do ta botojmë në platformën tonë.

Problemet dhe ankesat më të shpeshta do t’i përfshijmë në raportin tonë dhe do të ngremë rekomandime në bazë të tyre. Rekomandimet do të ndahen me publikun, vendimmarrësit dhe median, me synim rritjen e kërkesës për reforma në fushat ku qytetarët hasin më shumë vështirësi.

UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E PYETËSORIT
  • Pyetësorët janë anonimë.

  • Për hir të saktësisë së informacionit dhe statistikave, jeni të lutur të shënoni gjininë tuaj, moshën, institucionin e administratës publike me të cilin patët ndërveprim dhe shërbimin specifik që kërkuat.

  • Pastaj përshkruani përvojën tuaj – pozitive apo negative. Gjithashtu mund të bashkëngjisni foto, material zanor, video ose dokument që lidhet me përvojën tuaj.

  • Paskësaj duhet të shënoni kufizën që lejon publikimin e përvojës, në mënyrë anonime. Në fund klikoni tek “Dërgo” dhe përvoja juaj do të arrijë në databazën tonë.

  • Shkruani moshën tuaj
  • Hyjnë në komunë
  • Ju lutemi zgjidhni kategorinë nga menuja poshtë që përcakton më së miri shërbimin që dëshironi të ndani me ne
  • Lutemi të përshkruani shkurtimisht përvojën tuaj.
  • Nëse dëshironi, mund të varni një audio ose video
  • Të dhënat e mbledhura (gjinia, mosha dhe bashkia) do të përdoren ekskluzivisht për përpunimin tonë statistikor dhe nuk do të ndahen publikisht.
  •