Për të përfituar shërbime zhvilluese dhe rehabilituese, personi i vlerësuar si me aftësi ndryshe nga KMACP dhe Zyra e Shërbimit Social Shtetëror duhet të referohet nga mjeku specialist për shërbime rehabilituese, ku të jenë të specifikuara qartësisht shërbimet e nevojshme. Paketat e shërbimeve ofrohen për:

  • Fëmijë me çrregullime pervazive të zhvillimit;
  • Fëmijë me prapambetje mendore;
  • Fëmijë me çrregullime në komunikim;
  • Fëmijë në nevojë për aftësim fizik.

Të interesuarit për këto shërbime duhet të depozitojnë një kërkesë me shkrim në njësinë vendore për vlerësimin dhe referimin e rastit në Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve. Punonjësi social në këtë njësi plotëson dosjen e individit me dokumentet dhe të dhënat si më poshtë.

Dokumente të lidhura me individin:

  • Certifikatë lindjeje nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile të vitit 2010;
  • Vendimi i komisionit përgjegjës të vlerësimit të aftësisë së kufizuar;
  • Referencë nga mjeku specialist;
  • Referim në shërbimin rehabilitues nga Njësia e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të rastit.

Dokumente të lidhura me familjen e tij:

  • Verifikimin e gjendjes social-ekonomike të familjes;
  • Përbërjen familjare aktuale, të tërhequr nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile së vitit 2020;
  • Të ardhurat e familjes së personit nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

*Për informacion plotësues luteni të vizitoni ADISA – persona me aftësi ndryshe ose kontaktoni Qendrën e Informimit për Shërbimet Publike – ADISA, në numrin e telefonit pa pagesë 0800 0118, nga e hëna në të premte, gjatë orëve 08:00 – 19:00.