Qytetari duhet të blejë kuponin për letërnjoftim elektronik me vlerë 1,500 lekë në një nga degët e Postës Shqiptare.

Më pas, ai rezervon online datën për takimin e aplikimit për letërnjoftim elektronik në zyrën lokale të kompanisë koncesionare Aleat ku është i rregjistruar. Qytetari duhet të paraqitet në zyrat e koncesionarit vetëm në datën dhe orën e përcaktuar në takim.

Letërnjoftimi tërhiqet në zyrën e aplikimit, vetëm nga aplikanti, 15 ditë* pas takimit.

*Përjashtohen ditët pushim të festave zyrtare dhe vonesat si pasojë e gabimeve në dokumentacion.