Shpallja e martesës kryhet në Bashki / Njësi Administrative, ku ka vendbanimin bashkëshorti i ardhshëm (shtetasi shqiptar). Pas kalimit të afatit 10 ditor nga e nesërmja e shpalljes, shtetasi shqiptar që do të lidhë martesë pajiset me dokumentin certifikatë lindje me shënimin “për lidhje martese”;

Ndërkohë, nga bashkëshorti i ardhshëm (shtetasi i huaj) paraqiten dokumentet për shpalljen e martesës, të legalizuar, përkthyer, noteruar:

  • Certifikatë lindje, e plotësuar me të gjithë  përbërësit e gjendjes civile, që pasqyrohen në rubrikat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile;
  • Dokument / certifikatë që vërteton se nuk ka pengesë ligjore në vendin e tij për lidhje martese (vërtetim për leje lidhje martese);
  • Dokument ku vërtetohen të dhënat e vendbanimit në shtetin e huaj;
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit.

Këto dokumente duhet të jenë me vulë APOSTILLE ose të legalizuara nga përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit. Dokumentacioni duhet të paraqitet i përkthyer dhe i noteruar.

*Për informacion plotësues luteni të vizitoni ADISA – martesa ose kontaktoni Qendrën e Informimit për Shërbimet Publike – ADISA, në numrin e telefonit pa pagesë 0800 0118, nga e hëna në të premte, gjatë orëve 08:00 – 19:00.