Hapi

Procesi i pajisjes me letërnjoftim elektronik për shtetasit shqiptarë rezidentë në Shqipëri

Kur Letërnjoftimi Elektronik lëshohet për herë të parë: Në rast humbjeje/vjedhjeje të Letërnjoftimit Elektronik: Në rast ndryshimi të dhënash, dëmtimi, rinovimi të Letërnjoftimit Elektronik:
1 Blerja e kuponit për letërnjoftim elektronik në Postën Shqiptare. Blerja e kuponit për letërnjoftim elektronik në Postën Shqiptare. Blerja e kuponit për letërnjoftim elektronik në Postën Shqiptare.
2 Paraqitja tek Gjendja Civile përkatëse për identifikim. Raport Policie origjinal për humbje/vjedhje të letërnjoftimit me të dhëna të sakta të dokumentit e qytetarit. Raporti i Policisë merret në Komisariatin e Policisë ku u njoftua humbja/ vjedhja e letërnjoftimit. Zotërimi i letërnjoftimit elektronik origjinal.
3 Rezervimi i takimit në faqen rezervo.aleat.al Rezervimi i takimit në faqen rezervo.aleat.al Rezervimi i takimit në faqen rezervo.aleat.al
4 Paraqitja në zyrën e aplikimit të koncesionarit Aleat në orën/datën e caktuar. Paraqitja në zyrën e aplikimit të koncesionarit Aleat në orën/datën e caktuar. Paraqitja në zyrën e aplikimit të koncesionarit Aleat në orën/datën e caktuar. Dorëzimi i letërnjoftimit elektronik origjinal, që do të mbahet nga koncesionari Aleat.
-/- Shënim: Nëse shtetasi ka letërnjoftim të sekuestruar, ai duhet të paraqesë raportin e sekuestrimit sipas udhëzimeve ligjore të Policisë së Shtetit. Shënim: Shtetasit mund të aplikojnë në çdo zyrë aplikimi Aleat të Shqipërisë, nëse procesi i aplikimit për letërnjoftim bëhet për rinovim apo ndryshim të të dhënave.