1. Krijimi i një profili në portalin dap.gov.al. Për të kryer veprime në portalin www.dap.gov.al, të tilla si aplikimi për një vend pune në administratën publike, nevojitet që të krijoni një profil personal i cili është unik për çdo person. Me krijimin e profilit, do t’ju kërkohet të vendosni disa të dhëna që lidhen me informacione personale dhe edukimin tuaj.
  2. Ngarkimi i dokumenteve të kërkuara, në profilin personal. Pas futjes së të dhënave, do t’ju duhet gjithashtu të ngarkoni disa nga dokumentet e kërkuara, të tilla si letërnjoftimi edhe jetëshkrimi (CV).
  3. Aplikimi për pozicionin e dëshiruar. Në seksionin “shpallje” të portalit, listohen shpallje të përcaktuara në bazë të llojit të diplomës dhe nivelit minimal të diplomës që kandidatët duhet të zotërojnë në mënyrë që të kualifikohen si aplikantë për vende vakante të caktuara. Pasi të klikoni mbi opsionin që ju përshtatet, klikoni mbi “shiko shpallje” dhe lexoni me kujdes detajet e shpalljes në seksionin “Pranim në shërbim civil”. Në detajet e shpalljes do të mund të identifikoni vendet vakante, afatet e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe fushën e njohurive mbi të cilën do të bazohet testi me shkrim dhe ai me gojë. Pasi të jeni bindur për të aplikuar në një shpallje të caktuar zhvendosuni në fund të faqes, klikoni opsionin “pranim nga jashtë” dhe më pas klikoni “apliko”. Në këtë moment, duhet të ju ketë ardhur një e-mail i cili konfirmon aplikimin tuaj të suksesshëm.

Për informacion plotësues luteni të vizitoni video-tutorialin mbi ‘Pranimin në Shërbimin Civil’ që gjendet në faqen www.dap.gov.al.